Është ndarë nga jeta humoristi shqiptar Fadil Gashi, i njohur për publikun si pjesë e emisionit humoristik “Ue Ue Show”.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi prekës në rrjetet sociale, ku thuhet se detajet për ceremoninë mortore do të publikohen më vonë.

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai është rikthimi! Të dashur miq, sot na la vëllau ynë Fadil Gashi. Për detajet e varrimit ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Fadil Gashi ishte mjaft i njohur në rrjetet sociale dhe në publikun shqiptar për skeçet dhe videot humoristike që publikonte së bashku me grupin “Ue Ue Show”, duke fituar simpati të madhe ndër vite.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe faqja zyrtare e grupit humoristik, ku është shprehur dhimbje e madhe për humbjen e kolegut dhe mikut të tyre.

“Nga kjo treshe prej sot kemi mbetur vetëm dy. Fadili ka ndërruar jetë, e ne si besimtar nuk na mbetet të themi tjetër vetëm se: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”, thuhet në reagim.

Familjarët kanë bërë të ditur se për kohën dhe vendin e varrimit do të njoftojnë në vazhdim.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *