
Një tjetër vdekje misterioze ka tronditur industrinë ruse të energjisë. Zëvendëspresidenti i kompanisë shtetërore të tubacioneve të naftës, Transneft, Andrei Badalov, ka humbur jetën pas një rënieje të dyshimtë nga dritarja e apartamentit të tij në lagjen luksoze Rublyovka të Moskës.
Sipas mediave ruse, 62-vjeçari është gjetur i vdekur poshtë ndërtesës ku banonte. Burime të afërta me hetimet kanë thënë për TASS se shkaku paraprak është vetëvrasja, por hetimet janë ende në vazhdim.
Transneft e ka konfirmuar vdekjen e tij, duke theksuar se puna e Badalovit ishte zhvilluar në një periudhë të vështirë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare. Ai kishte drejtuar transformimin digjital të kompanisë që nga korriku 2021.
Kjo ngjarje i shtohet listës së vdekjeve të dyshimta në sektorin rus të energjisë – përfshirë figura nga Gazprom, Lukoil e Novatek.
KAQPATA