
Jordan Henderson dhe klubi holandez Ajax kanë ndërprerë bashkëpunimin, ndonëse mesfushori anglez kishte kontratë edhe për një vit tjetër.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht të enjten nga Ajaxi, i cili njoftoi se ka pranuar kërkesën e lojtarit për t’u larguar para afatit.
Henderson iu bashkua Ajaxit në janar të vitit të kaluar nga Al-Ettifaq i Arabisë Saudite dhe zhvilloi 57 ndeshje në të gjitha garat.
35-vjeçari është i njohur për karrierën e tij të gjatë me Liverpoolin, ku luajti nga viti 2011 deri në 2023. Ai ka qenë edhe pjesë e Sunderlandit dhe Coventry Cityt, si dhe ka 84 paraqitje me Përfaqësuesen e Anglisë.
KAQPATA