
Zvicra po vazhdon të tërheqë një numër gjithnjë e në rritje milionerësh nga e gjithë bota. Sipas raportit më të fundit të firmës britanike konsulente Hensley & Partners për “Migrimin e Pasurisë Private 2025”, ky vit pritet të shënojë dyfishimin e numrit të milionerëve që zgjedhin Zvicrën si vendin e tyre të ri të jetesës krahasuar me vitin 2024.
Parashikimet tregojnë se Zvicra do të regjistrojë një emigracion neto prej rreth 3,000 milionerësh gjatë këtij viti, duke e vendosur në krye të vendeve me fluksin më të madh të pasurisë private.
Në renditjen globale sipas këtij raporti, Emiratet e Bashkuara Arabe qëndrojnë në vendin e parë për numrin total të milionerëve, të ndjekura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia. Megjithatë, Zvicra ka arritur të ngjitet në vendin e katërt për nga popullariteti si destinacion për personat shumë të pasur.
Ky trend reflekton stabilitetin ekonomik, sigurinë dhe infrastrukturën të zhvilluar që ofron Zvicra, duke e bërë atë një zgjedhje të preferuar për investitorët dhe miliarderët që kërkojnë vendbanim të qëndrueshëm dhe të sigurt.
KAQPATA