Qytetarët e Zvicrës kanë votuar kundër vendosjes së një takse të re mbi trashëgimitë e super të pasurve. Nisma, e propozuar nga organizata rinore socialiste Juso, synonte tatimin me 50 përqind të trashëgimive mbi 50 milionë franga, me qëllim financimin e projekteve për mbrojtjen e klimës.
Sipas autoriteteve zvicerane, rreth 2500 persona në vend zotërojnë pasuri që tejkalojnë këtë vlerë, duke mbajtur së bashku rreth 500 miliardë franga. Nisma, nëse do të miratohej, mund të gjeneronte deri në katër miliardë franga në vit për investime klimatike.
Megjithatë, shumica e kantoneve dhe votuesve e kundërshtuan propozimin. Partitë politike dhe shoqatat e biznesit argumentuan se një taksë e tillë do të nxitë largimin e individëve më të pasur nga Zvicra, duke ulur të ardhurat e përgjithshme tatimore. Aktualisht, në shumicën e kantoneve, bashkëshortët dhe trashëgimtarët e drejtpërdrejtë përjashtohen nga taksa e trashëgimisë.
KAQPATA