
Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është arrestuar më 5 korrik në aeroportin e Zyrihut, njoftojnë mediat zvicerane. Lajmi është konfirmuar nga Policia Kantonale e Zyrihut, ndërsa arrestimi është kryer me kërkesë të Prokurorisë për Krimet e Rënda të këtij kantoni.
Sipas raportimeve të mediumit Watson, ndaj 38-vjeçarit shqiptar është hapur një procedurë penale për disa vepra të ndryshme penale, por autoritetet nuk kanë bërë të ditura detajet për shkak të natyrës së hetimeve.
Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit si masë sigurie ndaj artistit, mirëpo deri më tani nuk është marrë një vendim përfundimtar nga autoritetet gjyqësore.
“Për më tepër, prezumimi i pafajësisë vlen derisa të ketë një vendim përfundimtar”, shkruan Watson.
Reperi Noizy ishte planifikuar të performonte në lokalin “Rinora 4” në Rumlang, por për momentin të gjitha aktivitetet e tij artistike janë pezulluar.
KAQPATA