
Në oborre të ndërtesave dhe shtëpive në Mitrovicë të Veriut janë shfaqur fletushka me mesazhin “Rezistencë”, që sipas Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, aktualisht nuk kanë autor të identifikuar.
Më 24 gusht, në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut u shfaqën mbishkrime në gjuhën serbe, murale me figurën e të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, kryqe dhe harta. Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, vendosi të fshijë muralin për të eliminuar çdo simbol të dhunës dhe urrejtjes, duke garantuar paqe dhe harmoni në komunitet.
Nga ana tjetër, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë reagoi duke e lidhur këtë ngjarje me politikën “antiserbe” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar se serbët e ndershëm do të vazhdojnë të ruajnë simbolet kombëtare serbe në veri.
Autoritetet kosovare nuk kanë dhënë ende ndonjë sqarim zyrtar mbi motivet ose autorët e fletushkave.
KAQPATA