Një incident ka ndodhur pasditen e së martës në Zubin-Potok, ku një shofer ka goditur një zyrtar policor me veturën e tij gjatë një kontrolli rutinor.
Sipas policisë, ndërsa njësiti po kryente kontrollin, drejtuesi i veturës u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke goditur zyrtarin. Vetura e dyshuar nuk u arrit të ndalohet.
Rasti është regjistruar si “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
KAQPATA