
Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 12:00 në një hapësirë fushore në afërsi të Kalasë së Kulinës në komunën e Kamenicës. Për fat të mirë, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë të mundur lokalizimin e flakëve pa rrezik për përhapje apo dëme materiale.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Me datën 01.07.2025, rreth orës 12:00, kemi pranuar informacion për një zjarr tek vendi i quajtur ‘Kulina’. Njësitet policore relevante së bashku me ekipin e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ishte duke u djegur një hapësirë fushore. Zjarri është lokalizuar dhe, sipas ekipeve në terren, nuk ka rrezik për përhapje apo dëme materiale”, deklaroi Osmani për mediat.
Për momentin, nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet janë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të siguruar që nuk ka rindezje.
KAQPATA