
Një zjarr i madh ka përfshirë një pjesë të një objekti në fshatin Uglar, në komunën e Zubin Potokut, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 04:30, dhe njësitë policore dhe zjarrfikëse kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuan zjarrin. Objekti, i cili më parë kishte shërbyer si shtyp-shkronjë, ka pësuar dëme materiale të konsiderueshme. Fatmirësisht, nuk raportohet asnjë i lënduar.
Rasti po hetohet nga Njësia e Hetimeve Rajonale në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veriore. Po ashtu, është angazhuar edhe eksperti i zjarreve për të përcaktuar shkakun e saktë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është inicuar rasti penal për “Shkaktim i rrezikut të përgjegjshëm”, dhe hetimet vazhdojnë.
KAQPATA