
Edon Zhegrova mund të mos jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës në ndeshjet e tetorit kundër Sllovenisë dhe Suedisë. Sipas mediumit italian “Tuttosport”, sulmuesi 26-vjeçar, që këtë verë iu bashkua Juventusit, mund të mbetet në Torino për të rikthyer formën pas lëndimit të gjatë që e mbajti jashtë fushës për nëntë muaj.
Zhegrova nuk ishte i gatshëm as në ndeshjet e shtatorit kundër Zvicrës dhe Suedisë, ndërsa shpresohet të rikthehet në nëntor. Për momentin, ai ende nuk ka debutuar me Juventusin, duke mos u paraqitur në ndeshjen e fundit ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve, megjithëse trajneri Igor Tudor mund t’i japë minuta këtë fundjavë në derbin kundër Milanit.
Nëse mungon edhe në tetor, Kosova do të jetë pa njërin prej lojtarëve më kreativë të saj në duelet e rëndësishme kualifikuese.
KAQPATA