
Edon Zhegrova pritet të largohet nga Lille gjatë kësaj vere, duke i dhënë fund aventurës së tij në Ligue 1. Edhe pse ende nën kontratë me klubin francez, reprezentuesi i Kosovës ka vendosur të kërkojë një sfidë të re në një kampionat tjetër evropian.
Burime të afërta me lojtarin dhe raportimet e mediave franceze konfirmojnë se interesimi më i madh për të po vjen nga Serie A, ku Napoli, Milani dhe Atalanta janë në garë për ta siguruar kartonin e tij.
Transferimi i Zhegrovës pritet të sjellë deri në 30 milionë euro përfitim për Lille, një shumë e rëndësishme për klubin, që tashmë ka nisur të kërkojë zëvendësimin e tij. Sipas raportimeve, Marius Sivertsen Broholm, mesfushor ofanziv nga Rosenborg, është opsioni që po konsiderohet për të mbushur hapësirën që lë pas Zhegrova.
Zhegrova ka qenë jashtë fushës që nga fundi i vitit 2024 për shkak të një lëndimi të pazakontë, por në gjysmën e parë të sezonit kishte shkëlqyer me 21 paraqitje, 8 gola dhe 2 asistime. Ai u rikthye së fundmi në Kosovë, ku mori pjesë në ndeshjen e yjeve, duke sinjalizuar rikthimin e tij në formë.
Nëse gjithçka shkon sipas planeve, Zhegrova do të jetë një nga emrat më të mëdhenj në merkato këtë verë, me synimin për të qenë protagonist absolut në sezonin 2025/26.
KAQPATA