
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar datën 12 tetor 2025 si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta lokale në vend. Vendimi erdhi pas një shqyrtimi të thelluar të propozimeve të subjekteve politike dhe një analize të detajuar, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore.
Sipas njoftimit të Presidencës, qëllimi i këtij caktimi është të ofrohet kohë e mjaftueshme për përgatitje të plota nga institucionet përkatëse, përfshirë KQZ-në dhe mekanizmat e tjerë që garantojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor sipas standardeve më të larta.
“Presidentja Osmani u bën thirrje të gjitha partive politike, shoqërisë civile dhe qytetarëve që të jenë pjesë aktive e këtij procesi dhe t’i qasen me përgjegjësi maksimale për një garë të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftim.
KAQPATA