Ukraina pret që muajin e ardhshëm të sigurojë rreth 3.5 miliardë dollarë në një fond të posaçëm për blerjen e armëve amerikane, për të vazhduar luftën e saj kundër Rusisë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Marrëveshja financiare, e njohur si Lista e Kërkesave Primare të Ukrainës (PURL), mbledh fonde nga vendet anëtare të NATO-s dhe SHBA për të blerë armë, municione dhe pajisje amerikane.
“Ne kemi marrë mbi 2 miliardë dollarë nga partnerët tanë për programin PURL. Deri në tetor presim që fondi të arrijë në 3.5–3.6 miliardë dollarë”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp në Kiev, krahas presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Ai shtoi se dërgesat e para pritet të përfshijnë raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot dhe municione për HIMARS, armë që kanë qenë vendimtare për mbrojtjen dhe kundërofensivën ukrainase.
Ndërkohë, Rusia vazhdon sulmet ajrore. Goditjet e fundit shkaktuan ndërprerje në hekurudha dhe energji, ndërsa një bombardim në Herson la të plagosura tri gra dhe një vajzë 3-vjeçare.
Kremlini deklaroi se mbetet i hapur për negociata, por refuzon propozimet kryesore të palës perëndimore, duke bërë që përpjekjet për paqe të mbesin të bllokuara.
KAQPATA