Janë zbuluar komunikime të reja mes ish-princit Andrew Mountbatten-Windsor dhe Jeffrey Epstein, ku Andrew shprehet: “Nuk mund ta duroj më këtë”, pasi mësoi se një tabloid britanik po përgatitej të publikonte një artikull për lidhjet e tyre, raporton BBC.
Korrespondenca me email me Epstein dhe Ghislaine Maxwell daton që nga viti 2011 dhe përfshin edhe përmendje të ish-presidentit amerikan Donald Trump. Në një nga mesazhet, Andrew shprehet se “nuk ka lidhje me këtë çështje” dhe kërkon nga Maxwell të reagojë publikisht për ta mbrojtur.
Zbulimi i dokumenteve vjen ndërkohë që Kongresi Amerikan ka kërkuar që Andrew të dëshmojë në hetimin mbi rrjetin e Epstein, i cili vdiq në burg më 2019. Deri tani, princi nuk i është përgjigjur ftesës për të dëshmuar, edhe pse mund ta bëjë këtë në distancë.
Virginia Giuffre, një nga akuzueset e Epstein, kishte pretenduar se ishte detyruar të kryente marrëdhënie me Andrew kur ishte adoleshente. Princi i mohoi akuzat dhe në vitin 2022 arriti një marrëveshje jashtë gjykatës me Giuffre, pa pranim faji apo kërkim falje.
Pas botimit të kujtimeve të Giuffre, që sollën sërish në vëmendje lidhjet e tij me Epstein, Mbretëria i hoqi Andrew të gjithë titujt mbretëror në fillim të këtij muaji.
KAQPATA