
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka ngjallur sërish kureshtje rreth jetës së saj private. Pas postimit në korrik të një kontrate martese dhe një unaze fejese, së fundmi ajo ka dhënë më shumë detaje në emisionin “E Diell” në Top Channel.
Xheneta tregoi se partneri i saj nuk është personazh publik dhe preferon të mos ketë rrjete sociale. “Është fytyrë publike. E zbulojmë me kohë. Por unë nuk dua që personi në krahun tim të jetë fytyrë publike, as të ketë rrjete sociale,” – u shpreh ajo.

Ajo foli edhe për marrëdhënien me Lumbardh Salihun, duke theksuar se janë vetëm miq dhe se keqkuptimet mes tyre tashmë janë sqaruar. “Partneri im nuk ka rrjete sociale, me Lumbardhin jemi miq,” – tha Xheneta.
Deklaratat e saj i japin fund spekulimeve që kanë qarkulluar muajve të fundit, ndërsa ajo mbetet e rezervuar për të zbuluar identitetin e të dashurit. Për momentin, Xheneta duket e qetë dhe e lumtur pranë partnerit të saj.
KAQPATA