Moderatorja dhe opinionistja e njohur, Xheneta Fetahu, rrëmbeu zemrat e publikut gjatë intervistës së saj në emisionin “S’e Luan Topi”, ku foli për herë të parë për çështje personale dhe emocionale. Ajo ndau detaje nga takimi i fundit me Gjestin gjatë varrimit të vëllait të tij dhe tregoi se si ka përjetuar situatën mes tyre.
Gjatë intervistës, Xheneta u shfaq e sinqertë dhe e prekshme, duke treguar dëshirën për të sqaruar gjërat e mbetura pezull dhe mundësinë e një pajtimi të ardhshëm.
Pas transmetimit, moderatorja reagoi në llogarinë e saj, duke falënderuar ndjekësit për mesazhet e shumta mbështetëse dhe energjinë pozitive:
“Pas intervistës sime te @seluantopi, kam marrë një lumë mesazhesh dashurie, mbështetjeje dhe emocionesh nga njerëz të panumërt. Ju falënderoj secilin prej jush që keni gjet pak kohë të më shkruani fjalë të ngrohta dhe energji pozitive.”
Ajo shtoi se çdo dhimbje ka një qëllim dhe çdo plagë shërohet me kohë, duke nxjerrë mesazhin e fortë të forcës, besimit dhe dashurisë si elementë që mbajnë gjallë njeriun.
Xheneta vazhdon të jetë një figurë e ndjekur dhe e komentuar në media dhe rrjete sociale, ndërthurja e jetës private me momentet publike duke e bërë atë një personazh autentik dhe të lidhur me audiencën e saj.

KAQPATA