Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka reaguar pas tragjedisë që ka goditur këngëtarin Gjesti dhe familjen e tij.

Në një postim në rrjete sociale, ajo ka shprehur ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij:
“Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja”, ka shkruar Fetahu.

Përveç fjalëve të ngushëllimit, Xheneta iu është drejtuar përdoruesve të rrjeteve sociale me një thirrje të qartë: të shmangin publikimin dhe shpërndarjen e pamjeve të rënda nga aksidenti fatal në Pejë.
KAQPATA