Xheneta Fetahu ka ngritur dyshime se në banesën e saj mund të jetë bërë magji e zezë, duke thënë se nuk po arrin të flejë rehat.
Gjatë një bisede live në TikTok me Malësoren, ajo tregoi se shpesh përballet me situata të çuditshme në shtëpinë e saj.
“Si vij në banesën time, kurrë nuk flej rehat. Natën shoh ëndrra me njerëz që kurrë nuk i kam parë. Në pushime ose në vende tjera flej normal”, tha Xheneta.
Ajo shtoi se ka ftuar edhe një pastruese për të kontrolluar nëse dikush mund t’i ketë hedhur diçka në banesë, por nuk kanë gjetur asgjë.
Pavarësisht kësaj, shqetësimet e saj vazhdojnë, ndërsa Malësorja iu përgjigj duke thënë se mund të bëhet fjalë për “hasëm”.
KAQPATA