
Dy emra të njohur të futbollit shqiptar, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, janë në qendër të vëmendjes në prag të afatit kalimtar veror, teksa interesimi i Milanit për ta është intensifikuar ndjeshëm.
Sipas mediumit zviceran “Blick”, Milani po e ndjek me seriozitet të madh sidomos transferimin e Granit Xhakës, kapitenit të përfaqësueses së Zvicrës dhe mesfushorit të Bayer Leverkusenit. Për Ardon Jasharin, 22-vjeçarin e talentuar, interesi ekziston por duket se fokusi fillestar është tek Xhaka.
Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Milanit, thuhet se është duke udhëhequr personalisht bisedimet dhe ka marrë sinjale pozitive nga kampi i Xhakës për të nisur negociatat zyrtare me Leverkusenin. Sipas “Gazzetta dello Sport”, oferta e Milanit pritet të dorëzohet brenda 48 orëve të ardhshme.
Vlera e mundshme e transferimit sillet rreth 15 milionë euro, ndërsa Xhaka pritet të përfitojë një pagë të lartë në kontratë trevjeçare.
Gjithashtu, burimet raportojnë se te Milani shpresojnë në krijimin e një boshti të fortë në mesfushë, ku Xhaka do të luante përkrah yllit kroat Luka Modriç, i cili mund të bashkohet me kuqezinjtë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.
Nëse ky transferim finalizohet, do të ishte një lëvizje e madhe për Xhakën, që do të rikthehej në skenën e madhe të Serie A pas eksperiencave në Premier League dhe Bundesliga.
Për momentin, çështja mbetet e ndërlikuar, por zhvillimet e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e njërit prej mesfushorëve më të vlerësuar në futbollin europian.
KAQPATA