
Ylli i RB Leipzig, Xavi Simons, duket se e ka të qartë destinacionin e tij të ardhshëm. Mes shumë zërave të merkatos verore, talenti holandez ka shprehur qartë se dëshiron të transferohet vetëm te Chelsea.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka theksuar se sulmuesi nuk po e konsideron asnjë klub tjetër.
“Xavi Simons nuk ka marrë në konsideratë asnjë klub përpos Chelseat,” shkroi Romano, duke shtuar se lojtari nuk e dëshiron Bayernin.
Aktualisht, të gjitha palët janë në pritje të zyrtarizimit të largimit të Christopher Nkunku nga Chelsea, hap ky që pritet të qartësojë terrenin për afrimin e Simons.
Në të njëjtën kohë, Romano ka sqaruar se Manchester City nuk ka interes për Simons, por po synon brazilianin Rodrygo, nëse Savinho bashkohet me Tottenhamin.
Ky zhvillim tregon qartë se 21-vjeçari Simons ka një vizion të prerë për karrierën e tij, ndërsa çdo gjë varet nga lëvizjet që Chelsea do të bëjë në javët e ardhshme të merkatos.
KAQPATA