WhatsApp po teston një funksion të ri që vendos kufi për numrin e mesazheve pa përgjigje që një përdorues mund t’i dërgojë dikujt. Masa synon të pengojë mashtrimet dhe abuzimin me mesazhe të padëshiruara.
Kufizimi do të zbatohet si për individët ashtu edhe për bizneset që dërgojnë shumë mesazhe të palexuara. Nëse marrësi përgjigjet, mesazhet e mëparshme nuk llogariten më në kuotë. Përdoruesit që afrohen te limiti do të marrin paralajmërim nga aplikacioni.
Meta ka theksuar se përdoruesit e zakonshëm nuk do të preken nga ky rregull. Testimi fillon në disa shtete javët e ardhshme, ndërsa pritet të shtrihet globalisht më vonë.
Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, WhatsApp ka bllokuar mbi 6.8 milionë llogari të përfshira në mashtrime online.
KAQPATA