Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, pritet të jetë dëshmitar në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi. Sipas dokumenteve të publikuara nga Dhomat e Specializuara, mbrojtja e Thaçit ka konfirmuar se dëshmia e Clark është “autentike dhe e besueshme”.
Në kohën e intervistës me Clark, kanë qenë të pranishëm zyrtarë nga Pentagoni dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, të cilët kanë shqyrtuar dhe miratuar deklaratën e tij për përdorim ligjor. Dokumenti i gjykatës konfirmon se Clark ka dhënë dëshmi vullnetarisht dhe është në dijeni se ajo mund të përdoret në procedurat ligjore.
Kjo lëvizje tregon angazhimin e mbrojtjes për të sjellë dëshmi të rëndësishme për panelin e gjyqtarëve dhe mund të ketë ndikim në çështjen e ish-presidentit.
KAQPATA