
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku pas të shtënave me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person.
Burime të KAQPATA konfirmojnë se viktima është identifikuar si Bashkim Spahiu, rreth 43 vjeç. Ngjarja është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas informacioneve fillestare, vrasja ka ndodhur brenda një veture pas një bisede mes viktimës dhe të dyshuarit, e cila përfundoi në konflikt fatal. Ende nuk dihen motivet e saktë të ngjarjes.
I dyshuari kryesor është Arber Havolli, rreth 32 vjeç, i cili ndodhet në arrati. Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe është duke punuar për arrestimin e tij.
Autoritetet pritet të japin detaje shtesë në orët në vijim.
KAQPATA