Tetë persona, përfshirë një oficer policie dhe një shtetas shqiptar, janë arrestuar në Itali për trafik droge, falsifikim, armëmbajtje pa leje, tentativë vrasjeje dhe komplot kriminal. Katër prej të arrestuarve janë dërguar në burg dhe katër të tjerë në arrest shtëpiak, pas një hetimi të gjatë mbi një vit nga Prokuroria e Brescias dhe Karabinierët.
Hetimi lidhet me sulmin më 1 mars 2024 në Montichiari, ku një biznesmen u qëllua tetë herë nga persona të maskuar, mbijetoi sulmin por ndërroi jetë në shtator nga shkaqe të tjera. Autoritetet dyshojnë se shqiptari me precedent penal ka qenë autori i tentativës për vrasje, ndërsa oficer policie dyshohet si organizatori kryesor i rrjetit kriminal.
Gjatë hetimeve u zbuluan dy struktura kriminale të përfshira në drogë, falsifikim faturash dhe evazion fiskal me transaksione mbi 450,000 euro. U zhvilluan 23 kontrolle dhe 19 inspektime financiare në provinca të ndryshme të Italisë së Veriut, me asistencë teknologjike dhe njësi qensh të specializuar.
KAQPATA