
Demokratët Evropianë kanë reaguar pas fjalimit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke e akuzuar për heshtje ndaj gjendjes alarmante në Serbi.
Në një postim në platformën X, ata shkruan se heshtja e saj nuk duket si kujdes diplomatik, por më shumë si siklet, pasi familja e saj politike, Partia Popullore Evropiane (EPP), ende mban pjesë të saj partinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq (SNS).
“Është kjo bashkëpërgjegjësi, indiferencë apo frikë nga pakëndshmëria? Cilado qoftë arsyeja, Komisioni Evropian nuk mund të kthejë shpinën kur demokracia është në rrezik,” thuhet në reagim.
Demokratët Evropianë theksojnë se Evropa duhet të flasë me guxim, duke shtuar se demokracia nuk mund të anashkalohet për rehati partiake.
KAQPATA