Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale, ku koalicioni VLEN ka dalë fitues në shumicën e komunave shqiptare.
VLEN ka siguruar 9 komuna, prej të cilave 5 i ka fituar që në raundin e parë: Çair, Saraj, Haraçinë, Zhelinë dhe Tearcë. Ndërsa në Tetovë, Strugë, Dibër, Bogovinë dhe Dollnen do të zhvillohet balotazh më 2 nëntor.
Në Tetovë, Bilall Kasami i VLEN kryeson ndaj Bajram Rexhepit të AKI-së me 3,756 vota diferencë. Në Bogovinë, diferenca mes kandidatëve Feti Abazi (VLEN) dhe Beshnik Emshiu (AKI) është vetëm 88 vota. Ndërkohë në Strugë, kandidati i pavarur Mendi Qyra prinë përpara Arsim Dalipit të AKI-së me 215 vota.
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka siguruar fitore të para në Likovë, Pllasnicë dhe Çashkë, ndërsa rezultati në Gostivar e Vrapçisht mbetet i pasigurt për shkak të mosarritjes së pragut të nevojshëm të votave.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 nëntor, në komunat ku gara mbetet e hapur ose ku nuk është arritur censusi i nevojshëm.
KAQPATA