
Një qytetar ka raportuar një rast vjedhjeje në veri të Mitrovicës, ku portofoli i tij është grabitur nga vetura e parkuar gjatë natës.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën kohore nga ora 21:00 e datës 13 qershor deri në ora 10:45 të mëngjesit të 14 qershorit. Vetura me targa të Serbisë ishte parkuar në një zonë të qytetit kur persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në të dhe kanë marrë portofolin.
Brenda portofolit ndodheshin dokumente personale, kartela bankare dhe një shumë e pacaktuar parash në para të gatshme.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Prokurori i rastit është njoftuar dhe është duke ndjekur procedurat e mëtejshme ligjore.
KAQPATA