
Viti i ri shkollor në Kosovë nisi si zakonisht më 1 shtator, por jo të gjithë nxënësit u kthyen në bankat e shkollës. Sipas Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, gjithsej 629 nxënës kanë braktisur shkollën dhe janë larguar nga Kosova gjatë vitit 2024/25.
Nga ky numër, 350 janë djem dhe 279 vajza. Fenomeni i braktisjes së shkollës nuk është shpërndarë njëtrajtësisht në të gjitha komunat.
Komunat me numrin më të madh të nxënësve të larguar janë:
- Gjakova me 89 nxënës
- Malisheva me 84
- Gjilani me 74
- Prizreni me 66
- Suhareka me 61
Ndërsa, në Pejë 46 nxënës e kanë braktisur shkollën, në Lipjan 34, në Rahovec 27, në Istog 20, dhe nga Deçani e Podujeva nga 19 nxënës secila.
Në Prishtinë, ndonëse është komuna më e madhe, numri i fëmijëve që u larguan nga shkolla është më i ulët – vetëm 9 nxënës gjatë një viti.
KAQPATA