Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Ferizajt, Visar Azemi, ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes për të sjellë ndryshime pozitive në qytet.
“Këto zgjedhje janë mundësia jote për ndryshim. Të dielën, më 12 tetor, shfrytëzo të drejtën tënde. Voto për Ferizajin e jetueshëm!”, ka shkruar Azemi në një postim publik.
Ai ka theksuar se Ferizaj ka nevojë për një qeverisje të re që vendos interesat e qytetarëve në qendër të zhvillimit lokal.
KAQPATA