
Flakët përfshijnë kompaninë “Tie Meti Shpk” në orët e para të mëngjesit
Sot, rreth orës 01:00 të mëngjesit, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë objektin e kompanisë “Tie Meti Shpk”, një ndër ndërmarrjet me aktivitet të gjerë tregtar në vend. Sipas të dhënave fillestare, flakët kanë kapluar një pjesë të konsiderueshme të depo-ve të kompanisë, ndërsa njësitet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë për të shmangur përhapjen më të madhe të zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të incidentit, ndërsa hetimet nga organet kompetente janë duke vazhduar. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
KAQPATA