
Një veturë private është përfshirë nga flakët të mërkurën pasdite në afërsi të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në Prishtinë.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë qytetarë që po përpiqeshin ta shuajnë zjarrin për të parandaluar përhapjen e tij dhe dëme të mëdha materiale.
Policia e Kosovës deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me rastin.
KAQPATA