
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku një shofer ka humbur jetën si pasojë e vetaksidentimit.
Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi se rasti është raportuar rreth orës 15:50. Sipas tij, shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke përfunduar në një vetaksident fatal.
“Ngasësi i automjetit, mashkull i moshës madhore, për pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, deklaroi Elezaj.
Autoritetet po hetojnë rrethanat që çuan deri te aksidenti.
KAQPATA