Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, dhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku, janë bërë fokus i mediave për lidhjen e tyre, e cila ka qenë e mbajtur larg vëmendjes publike.
Dyshja kanë zgjedhur të kurorëzojnë lidhjen e tyre në mënyrë private, duke ruajtur intimitetin në një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Pas martesës, çifti po shijon një periudhë të qetë dhe të lumtur, ku dashuria dhe mbështetja reciproke janë në qendër të marrëdhënies.
Vesa e ka treguar këtë lumturi përmes një postimi në Instastory, ku shpërndau një video nga TikTok me mbishkrimin:
“Më falni mami dhe babi, diploma ime u bë dekor… por u martova me një burrë që kujdeset shumë për mua.”
Ndjekësit e kanë interpretuar këtë si një shprehje të hapur të dashurisë dhe krenarisë që Vesa ndjen për bashkëshortin e saj, Mirlindin, duke treguar harmoninë dhe lidhjen e fortë që ata kanë ndërtuar.

KAQPATA