
Aktori i njohur Vedat Bajrami ka treguar anën e tij më të ëmbël, duke ndarë momente të veçanta krah bashkëshortes së tij, para syve të publikut.
Çifti ishte i ftuar në dasmën e vëllait të futbollistit Edon Zhegrova, ku Vedati nuk i kurseu puthjet e dashurisë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive. Pamjet e ndara në rrjetet sociale kanë marrë komente pozitive nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan lidhjen e fortë dhe dashurinë mes tyre.
Ky gjest i ndjerë tregon se edhe personazhet e njohur mund të ruajnë momente intime dhe të veçanta, të cilat i ndajnë me publikun me shumë elegancë dhe natyrshmëri.


KAQPATA