
Në fshatin Roganë të Kamenicës, sot u përcoll për në banesën e fundit Greta Kryeziu, ish-drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë. Në ceremoninë mortore morën pjesë qytetarë të shumtë, familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të saj.
Ndër të pranishmit ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili u shpreh se ndarja e parakohshme e Kryeziut ka lënë një boshllëk të madh, por edhe një kujtim të paharrueshëm për përkushtimin dhe humanizmin e saj.
“Dhimbja për humbjen e saj ishte e madhe, por po aq i madh ishte edhe nderimi për vajzën e përkushtuar, profesionisten e palodhshme dhe bashkëpunëtoren tonë, e cila me punën dhe vlerat e saj la gjurmë të pashlyeshme në Kamenicë dhe në Aleancë. Greta do të kujtohet gjithmonë si shembull i përkushtimit dhe dashurisë për njerëzit”, tha Haradinaj.
Greta Kryeziu ndërroi jetë të mërkurën, pas një sëmundjeje të rëndë.
KAQPATA