Mundja shqiptare ka shënuar një tjetër sukses madhor në arenën ndërkombëtare. Në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Zagreb, Chermen Valiev siguroi medaljen e argjendtë në stilin e lirë, në peshën deri në 74 kilogramë.
Ky është debutimi i tij në një Botëror dhe triumfi e konfirmon si një kampion të kalibrit të lartë. Valiev eliminoi kundërshtarë të fortë si mongoli Togsjargal, belgu Veliev, amerikani Karr dhe rusi Sidakov, duke siguruar finalen e madhe.
Në ndeshjen për titull përballë japonezit Kota Takahashi, Valiev u dëmtua në gju dhe, pavarësisht rezistencës, e mbylli duelin me rezultatin 8-2 në favor të kundërshtarit.
Megjithatë, medalja e argjendtë përbën një arritje historike për sportin shqiptar. Pas bronzit olimpik, ky rezultat e forcon edhe më shumë pozitën e Valiev si një nga emrat më premtues të mundjes botërore.
KAQPATA