
Sarah Dzafce, një vajzë me baba nga Kosova dhe nënë nga Finlanda, është shpallur fituese e kurorës Miss Finlanda 2025. Ajo tha se mbështetja e fortë e familjes dhe trashëgimia e saj e përzier e kanë ndihmuar të lidhet lehtë me njerëz nga kultura të ndryshme.
Në këtë garë, Tara Lehtonen u shpall përcjellësja e parë, ndërsa Julianna Kauhaniemi zuri vendin e dytë. Konkursi u zhvillua në arenën Hype në Espoo, të shtunën mbrëma.

Finlanda ka një traditë të gjatë në organizimin e konkurseve të bukurisë, me arkiva që datojnë që nga viti 1933 dhe të cilat janë të disponueshme në platformën Yle Areena.
KAQPATA