Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar me burgim të përjetshëm ushtarin rus Dmitry Kurashov, 27 vjeç, për ekzekutimin e një të burgosuri ukrainas të luftës.
Sipas raportimit të “BBC”, Kurashov u shpall fajtor për vrasjen e Vitalii Hodniuk, 41 vjeç, i cili ishte dorëzuar pa armë gjatë luftimeve në rajonin e Zaporizhzhias më 6 janar 2024.
Hetimet zbuluan se Kurashov qëlloi me AK-47 nga afërsia, duke shkelur ligjet ndërkombëtare të luftës. Policia nacionale e Ukrainës deklaroi se ngjarja u dokumentua përmes dëshmive, ekspertizave dhe videoincizimeve që e vërtetuan aktin.
Kurashov fillimisht pranoi fajësinë, por më vonë u tërhoq duke pretenduar se ishte një mjek rus – tashmë i ndjerë – ai që e kishte kryer vrasjen. Megjithatë, gjykata e hodhi poshtë pretendimin dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.
KAQPATA