
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka deklaruar se qeverisja e tij, nëse fiton zgjedhjet e 12 tetorit, do të jetë e barabartë për çdo qytetar, pa dallime politike apo partiake.
Ai tha se ndarjet e deritanishme kanë lënë kryeqytetin në kaos për më shumë se dy dekada dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë për një Prishtinë funksionale dhe të jetueshme.
“Nuk ka lagje e as qytetar i Prishtinës që do të mbetet prapa me mua si kryetar. Pas 12 tetorit do t’ia nisim jetësimit të 5 zgjidhjeve për Prishtinën funksionale,” theksoi Ismaili.
Pesë zgjidhjet emergjente që ai paralajmëroi janë:
- Zhbllokimi i trafikut për 18 muaj,
- Rrugë të sigurta 24/7,
- Lagje të pastra 24/7,
- Kthimi i hapësirave publike nga betoni te komuniteti,
- “Prishtina e së ardhmes”, me investime në teknologji, sport dhe kulturë.
KAQPATA