
Ish-ambasadori kosovar, Sylë Ukshini, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për mënyrën si ka reaguar ndaj rastit të kameramanit që xhiroi pranë shkollës private ku ajo dërgon vajzat e saj. Në një intervistë për emisionin FRONTAL, Ukshini tha se presidentja po e ekzagjeron situatën, duke aluduar se kjo lidhet me dëshirën e saj për një mandat të dytë.
“Po ekzagjerohen tejmase. Për të rënë në vëmendje, sepse duhet edhe një mandat. Këtu ki ose ke probleme vet, ose nuk i dëgjon këshilltarët”, u shpreh ai.
Ai bëri edhe një krahasim me ish-presidentin Ibrahim Rugova, duke kujtuar se ky i fundit kishte vazhduar takimet pa bërë drama edhe pas një atentati ndaj tij.
“Ibrahim Rugova ka vazhduar takimet, s’ka bërë kurrfarë drame”, tha Ukshini.
KAQPATA