
Aktori i njohur kinez, Alan “Yu” Menglong, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 37-vjeçare, pasi u rrëzua nga pallati ku jetonte në lagjen Chaoyang të Pekinit.
Menglong ishte i njohur për publikun ndërkombëtar me rolin e tij në serialin e Netflix “Eternal Love”, ndërsa në Kinë kishte fituar popullaritet të madh me projekte të tjera televizive.
Sipas mediave të huaja, policia ka përjashtuar mundësinë e një ngjarjeje kriminale. Shkaku i saktë i rrëzimit mbetet ende i paqartë.
Në një deklaratë të shpërndarë në Weibo, ekipi i menaxhimit të aktorit tha:
“Me një hidhërim të padurueshëm, njoftojmë se Menglong ynë i dashur vdiq më 11 shtator. Policia ka përjashtuar çdo kriminalitet. Shpresojmë që ai të prehet në paqe dhe të dashurit e tij të mbeten të fortë.”
Menglong, me origjinë nga Xinjiang, u bë i famshëm në vitin 2013 kur mori pjesë në spektaklin muzikor “Super Boy”, një konkurs i njohur kinez këngësh. Pas suksesit të tij, ai u angazhua në disa produksione të njohura, përfshirë:
- The Legend of the White Snake
- Go Princess Go
- The Moon Brightens You
Paraqitja e tij e fundit ishte në serialin e vitit 2025 “Feud”, ku la një përshtypje të fortë tek fansat.
Lajmi i ndarjes nga jeta të Menglong ka tronditur industrinë e argëtimit dhe publikun e gjerë, duke u përjetuar me pikëllim të madh si në Kinë, ashtu edhe nga fansat ndërkombëtarë të tij.
KAQPATA