
People walk at the site of Israeli strikes on Nasser hospital where Palestinian cameraman Hussam al-Masri, who was a contractor for Reuters, was killed along with other journalists and people, in Khan Younis in the southern Gaza Strip in this still image taken from video, August 25, 2025. REUTERS/Hatem Khaled
Zyra e komunikimit të Presidencës së Turqisë e ka cilësuar sulmin e Izraelit ndaj spitalit Nasser si “një krim lufte dhe një sulm ndaj lirisë së shtypit”.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 20 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe pesë punonjës të lidhur me agjenci ndërkombëtare si Reuters, AP dhe Al Jazeera.
“Është e nevojshme që komuniteti ndërkombëtar të ngrejë zërin për të ndalur këtë gjenocid, i cili do të mbetet një faqe e errët në historinë e njerëzimit”, tha Burhanettin Duran, kreu i drejtorisë së komunikimit të Turqisë.
Ndërkohë, Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, reagoi duke thënë se është “i tmerruar” nga ky sulm dhe kërkoi armëpushim të menjëhershëm.
KAQPATA