
Është e neveritshme të shohësh se si ne, si popull, jemi mjeshtër të kritikave pa kuptim. Në vend që të ngrisim zërin ndaj atyre që janë përgjegjës për futbollin tonë – udhëheqësve të Federatës së Futbollit të Kosovës, strukturave që dështojnë dhe menaxhimit që mungon, por ne i hedhim shpifje, sharje dhe inatin Granit Xhakës.
Xhakës që na tregon se si fitohet, ai që e na bën krenarë, është viktima e ligësisë sonë kolektive.
Gazetarët shqiptarë, komentuesit e rrjeteve sociale dhe pseudo-ekspertët që shkruajnë çdo ditë për futbollin, nuk kanë asnjë standard. Ata nuk kritikojnë ata që duhet të kritikohen, por sulmojnë Xhakën. Ata nuk shohin vlerën e talentit dhe përkushtimit, por vetëm ziliqinë dhe urrejtjen e tyre.
Çfarë shembulli i shëmtuar po japim si komb!
Populli duhet të ndalojë së luajturi top me veten e vet.
Në vend që të mbështesim ata që na bëjnë krenarë, ne i sulmojmë. Në vend që të mësojmë nga shembulli i tij, ne harrojmë se Graniti ka ngritur shqiponjën me krenari, ka treguar respekt dhe integritet, dhe ka mbrojtur emrin tonë kudo që ka luajtur. Ai është shqiptar, pavarësisht se luan për Zvicrën dhe zemra e tij është gjithmonë me ne.
Ju gazetarë, komentues dhe pseudo-ekspertë, duhet të ndaloni së shpifuri. Ju duhet të mësoni të bëni kritika me kuptim dhe të mbështesni suksesin shqiptar, në vend që të prisni që çdo hap i lojtarëve tanë të jetë pretekst për sharje dhe tallje.
Populli duhet të bëhet më i fortë, më i disiplinuar dhe më krenar. Në vend që të ulëret dhe të shajë, duhet të veprojë, të punojë dhe të rritet. Xhaka është shembull për ne – përkushtim, pasion dhe krenari. Nëse nuk e kuptojmë këtë, do të vazhdojmë të humbasim edhe atë pak respekt që kemi si komb në arenën ndërkombëtare.
Urime për fitoren, Granit!
Ti nuk ke nevojë për miratimin tonë për të qenë krenar, por ne kemi nevojë të mësojmë nga ti, të bëhemi më të fortë dhe të mos i lejojmë mediokriteteve dhe injorancës të na shkatërrojnë shpirtin.
Shqiptarët duhet të jenë krenarë, jo ziliqarë.
he kjo fillon me respekt për ata që na bëjnë krenarë, jo me sharje ndaj tyre.
KAQPATA