
Një ngjarje e rrezikshme u regjistrua sot në Himarë, ku një turiste çeke mbeti e bllokuar në një zonë të thepisur në vendin e quajtur “Filikurë”.
Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, reagoi menjëherë pas marrjes së njoftimit. Turistja kishte rrëzuar gjatë zbritjes me litar në terren shkëmbor dhe kishte kërkuar ndihmë.
Forcat e policisë arritën ta lokalizonin dhe ta zbrisnin në mënyrë të sigurt nga shkëmbinjtë. Më pas, ajo u transportua me mjet lundrues të Policisë Kufitare drejt portit të Himarës dhe u dërgua në qendrën shëndetësore për kontroll mjekësor. Fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Shtetit apelon te vizitorët dhe pushuesit që gjatë eksplorimeve në terrene të vështira të tregojnë kujdes maksimal dhe të marrin të gjitha masat për sigurinë e tyre.
KAQPATA