
Numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë muajit korrik 2025. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), u regjistruan gjithsej 77,481 vizitorë, prej tyre 34.4% vendorë dhe 65.6% të huaj.
Krahasuar me korrikun e vitit 2024, kur numri ishte 57,447, kjo paraqet një rritje prej 34.9%.
Sa i përket net-qëndrimeve, ato arritën në 168,202, ku 63.7% u realizuan nga vizitorë të huaj. Rajoni i Pejës udhëhoqi për nga vizitorët vendorë me mbi 9 mijë vizitorë dhe rreth 26 mijë net-qëndrime.
Vetëm vizitorët e huaj u rritën me 33.3% krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 50,825. Shtetet që kryesuan listën e vizitave ishin Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

KAQPATA