
Këngëtarja e njohur shqiptare Tuna Sejdiu vazhdon të jetë një nga emrat më aktivë në skenën muzikore dhe në rrjetet sociale.
Krahas mbrëmjeve muzikore ku po performon rregullisht këtë sezon, Tuna është tejet e ndjekur edhe në Instagram, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria, prapaskenat e koncerteve dhe stilin e saj unik.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të reja ku shfaqet tejet provokuese, duke i lënë ndjekësit pa fjalë. Me një paraqitje të kuruar deri në detaje, Tuna dëshmon se është në formë të jashtëzakonshme fizike, pavarësisht faktit që është nënë e dy fëmijëve.
Fotografitë kanë marrë qindra komente dhe mijëra pëlqime në pak orë, ndërsa fansat e saj nuk i kanë kursyer komplimentet, duke e cilësuar “ikonë stili dhe force”.

