
Presidenti amerikan Donald Trump mohoi të jetë në bisedime me Iranin, ndryshe nga deklaratat e javës së kaluar ku kishte paralajmëruar se dialogu do të ndodhte “shumë shpejt”. Në një postim në Truth Social, ai tha se “nuk po i ofron Iranit asgjë”. Ministria e Jashtme e Iranit reagoi duke e akuzuar SHBA-në për sinjale të përziera dhe qëndrime të paqarta. Ndërkohë, dëmet në objektet bërthamore iraniane mbeten të paqarta, por Irani zotohet të vazhdojë programin e tij, që thotë se është paqësor.
KAQPATA