Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se pas arritjes së armëpushimit në Gaza, tani është koha për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai e tha këtë gjatë takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Trump theksoi se arritja e armëpushimit në Gaza ishte “një përpjekje që askush nuk mendonte se mund të realizohej”, duke ia atribuar suksesin presionit amerikan ndaj Iranit dhe përfshirjes së 59 shteteve në proces.
“Duhej të vendosnim tryezën si duhet. Mendoj se tryeza është gati edhe për Ukrainën dhe Rusinë. Do të jetë një nder i madh nëse arrihet paqja,” u shpreh Trump.
Deklarata e tij vjen në një moment kur tensionet mes Moskës dhe Kievit mbeten të larta, ndërsa komuniteti ndërkombëtar kërkon rrugë për zgjidhje diplomatike të konfliktit.
KAQPATA