
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një konference për media nga Zyra Ovale, duke thënë se gjatë mandatit të tij ka parandaluar një luftë të mundshme mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas Trump, një mik i tij nga Serbia i kishte thënë se po përgatiteshin për një konflikt të ri, por kjo u ndalua për shkak të presionit amerikan.
“Serbia ishte gati të futej në luftë me një grup – nuk dua ta përmend, por është Kosova. Ata do të nisnin një luftë të madhe, por ne e ndaluam. E ndaluam për shkak të tregtisë. U thashë se Shtetet e Bashkuara nuk bëjnë tregti me shtete që hyjnë në luftë,” tha Trump.
Trump përmendi edhe konflikte të tjera që, sipas tij, i kishte zgjidhur gjatë mandatit të tij, përfshirë ato mes Indisë dhe Pakistanit, Izraelit dhe Iranit, si dhe midis Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës.
Ai theksoi se për të parandaluar luftën mes Serbisë dhe Kosovës kishte përdorur presion ekonomik, duke kërcënuar ndalimin e tregtisë me SHBA-në në rast të përshkallëzimit të konfliktit.
“Kemi bërë shumë punë. Nuk e di nëse ka president që ka punuar më shumë se unë,” shtoi ai.
Deklaratat e Trump kanë ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe skenën ndërkombëtare, duke rikthyer vëmendjen te ndikimi amerikan në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
KAQPATA